A janë përhapës të gjithë të infektuarit dhe disa gjetje interesante në Bergamo
Të jesh pozitiv për Sars-Cov-2 nuk do të thotë domosdoshmërisht se mund t’i infektosh të tjerët. Kjo hipotezë ka qarkulluar prej muajsh në komunitetin shkencore dhe më në fund ka një konfirmim. Instituti Mario Negri në Bergamo, një nga zonat më të goditura nga vala e parë e Covid-it në Itali, ka analizuar potencialin infektues të disa të prekurve nga koronavirusi.
Nga 423 vullnetarë që iu nënshtruan testit sierologjik, 23 kanë rezultuar pozitivë edhe pas tamponit. Këta të fundit I janë nënshtruar një krahasimi qelizor.
“Analiza nxori në pah një ngarkesë virale shumë të ulët, që të bën të mendosh për një kapacitet infektiv pothuajse zero”, thotë Susanna Tomasoni, shefe e laboratorit të terapisë gjenetike dhe riprogramimit qelizor.
Studimi ka implikime të rëndësishme për politikat e kontrollit të shërbimit shëndetësor. Ai sugjeron mosdetyrimin e njerëzve me ngarkesë të ulët virale për t’iu nënshtruar karantinës.
Studimi ka nisur në maj dhe rezultatet do të publikohen nga “EBioMedicine”, një nga gazetat e grupit “Lancet”.
Për testimin sierologjik janë përdorur testet e Prima Lab, kompani zvicerane.
Nga 423 vullnetarë të testuar, 38.5% kanë rezultuar pozitiv në testimin sierologjik, që do të thotë i kishin zhvilluar antitrupat për Covid-19.
Bergamo është një nga zonat më të prekura në botë me një prevalencë që i tejkalon vlerat e Nju Jorkut (19.9%), Londrës (17.5%) dhe Madridit (11.3%).
Nëse 38.5%-shin e krahasojmë me totalin e popullsisë së Bergamos, i bie që 420 000 banorë të kësaj zone e kanë kaluar Covid, përkundrejt 16 000 të infektuarve që kanë rezultuar pozitivë në këtë rajon nëpërmejt tamponëve. "Kjo do të tregonte se 96% e infeksioneve Covid-19 nuk janë zbuluar nga sistemi shëndetësor", përfundon instituti.
Add new comment