Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”
Një incident i sikletshëm para kompjuterit i ka kushtuar jo pak gazetarit Jeffrey Toobin. I gjendur vetëm në zyrë, duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin ka vendosur të relaksohet. Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej.
"Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon". Ndërkohë, New Yorker, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN.
Videokonferenca, sipas revistës “Vice” që dha së pari lajmin, ishte një simulim i zgjedhjeve presidenciale, në prani të emrave të mëdhenj të New Yorker dhe disa reporterëve të radios New York, Wync.
Kur të dy palët që luanin demokratët dhe republikanët u larguan, Toobin ka bërë një thirrje tjetër. Gjatë bisedës, kolegët kanë parë të gjithë skenën.
"Jeffrey Toobin është pezulluar në pritje të hetimit të mëtejshëm të asaj që ka ndodhur," tha zëdhënësja e New Yorker, Natalie Raab. Rasti i tij ka shërbyer për të paralajmëruar edhe të tjerët. Drejtori David Remnick u dërgoi një email të gjithë punonjësve të tij: "Të dashur punonjës, siç keni lexuar, një nga shkrimtarët tanë, Jeff Toobin, u pezullua pas një incidenti në Zoom javën e kaluar. Ju lutemi merrini këto gjëra shumë seriozisht".
Toobin ka trajtuar shumë çështje të profilit të lartë për CNN, duke siguruar analiza ligjore si ajo për procesin O.J. Simpson, ngacmimi i fëmijëve nga Michael Jackson në 2005 dhe hetimi i avokatit Kenneth Starr të Presidentit Bill Clinton. Në vitin 2000, ai mori një çmim Emmy për pasqyrimin e historisë njëzetvjeçare në lidhje me kujdestarinë e foshnjës kubane, Elián González. Libri i tij i fundit: "Krimet e vërteta dhe shkeljet e gabuara", tregon të gjitha fazat e Russiagate dhe analizon faktet që mund të çojnë në rizgjedhjen e Trump.
Add new comment