SKEMA/ PD: Qeveria Rama, 1 miliard lekë në xhepat e Carlo Bolinos

Postuar në 02 Shtator, 2020 15:04

Partia Demkratike, akuzoi pronarin e Report Tv dhe Shqiptarja.com Carlo Bolino, se në dy vitet e fundit ka përfituar 7.5 milionë dollarë tendera fiktiv në bazë të skemave korruptive. Selia blu zbardhi skemën e pretenduar se si lekët e përfituara nga kompania  Web & Communications Development, në pronësi të Igli Gjelishtit transferohen me pas në llogaritë e biznesit të Bolinos. Partia Demokratike, thotë se pas skandalit prej 2.5 miliard dollarë tendera fiktiv të Agjencisë Kombëtare e shoqërisë së informacionit, fshihet Carlo Bolino, pronar i kompanisë mediatike Report Tv dhe Shqiptarja.com. Ish-deputeti Endri Hasa zbardhi skemën se si kompania Web & Communications Development, ka marrë më shumë se 7.5 miliard lekë tendera në dy vitet e fundit dhe i ka shpërndarë ato në disa emra.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke. Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino. Ndërsa, kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino”, theksoi Hasa.

Sipas PD, Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë së Edi Ramës për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve”, deklaroi ish-deputeti demokrat.

Kjo aferë korruptive sipas ish deputetit Hasa është një provë për strukturën e posacme antikorrupsion për të treguar se është një institucion i pakapur.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë. Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës. Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes, tha ai.

Ish-deputeti Hasa, edhe në emër të Partisë Demokratike, thekson se SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm të hetohet dhe autorët e vjedhjeve të parave të shqiptarëve të përballen me ligjin dhe drejtësinë”, tha ai.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Vetem maja e ajsbergut. Dhe jane arrogante qe i bejne haptas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.