Amerikanët marrin iniciativën: Takim Serbi-Kosovë më 27 qershor
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njofton se më 27 qershor do të nisë dialogu mes të dyja vendeve në Shtëpinë e Bardhë.
“Lajme të shkëlqyeshme! Unë kam marrë premtim nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndaluar përkohësisht fushatën e mosnjohjes dhe kërkimin e anëtarësimit ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Uashington, DC në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime për Dialogun’’, ka thënë ai.
“Nëse asnjëra palë nuk është e kënaqur me bisedimet në datën 27 qershor, atëherë ato do të mund t’iu kthehen statuskuos pasi të largohen nga Uashingtoni. Sic kemi thënë vazhdimisht, ne duhet fillimisht të bëjmë progres në rritjen e ekonomive tona. Ky është qëllimi. Mezi pres të fillojmë këto bisedime”, ka shtuar Grenell.
Këtë deklaratë të e ka përshëndetur menjëherë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili shkruan se udhëheqja amerikane ka qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e Kosovës, që do të thotë edhe të ardhmen e tij.
Add new comment