Gjykata Kushtetuese në Kosovë i jep të drejtë Thaçit. Mandati për Avdullah Hotin, i ligjshëm

Postuar në 28 Maj, 2020 22:56

Mediat në Kosovë raportojnë se Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë presidentit të Republikës, Hashim Thaçi në mandatimin e Avdullah Hotit për krijimin e qeverisë së re. 

Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një qeverie të re. Ajo po ashtu ka shfuqizuar masën e përkohshme të pezullimit të këtij dekreti

raporton “Koha Ditore”.

Vendimi zhbllokon krizën kushteuese në Kosovë dhe hedh poshtë pretendimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti sipas të cilit Thaçi nuk mund të mandatojë dikë tjetër jashtë propozimit të Vetëvendosjes që është partia e parë në zgjedhje. 
Vendimi po ashtu riaktualizon diskutimin për kufijtë me Serbinë nisur nga predispozita publike e LDK-së për të pranuar dialogun duke hequr tarifat.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.