Administrata Trump diskuton mundësinë e një testi bërthamor, i pari që nga 1992
Gazeta amerikane “The Washington Post” raporton se administrata Trump po mendon dhe diskuton mundësinë e një testi të ri bërthamor, i pari që SHBA mund të kryejë që nga viti 1992. Diskutimi sipas gazetës – që referon burime të ndryshme – pason akuzat që administrata ka bërë në adresë të Kinës dhe Rusisë për kryerjen e testeve të ngashmme me fuqi të vogël.
Zyrtarë të caktuar i kanë thënë gazetës në kushte anonimati se testi i SHBA mund të shërbejë në negociatat me Rusinë dhe Kinën në kërkim të një marrëveshjeje trepalëshe që synon rregullimin e administrimit të arsenalit bërthamor të fuqive kryesore të botës.
Takimi ku thuhet se është diskutuar kjo çështje është mbajtur më 15 maj dhe sipas gazetës nuk ka ende një përfundim zyrtar. Në takim është rënë dakord që SHBA të marrë masa kundërvepruese ndaj dy fuqive rivale për të shmangur kalimin drejt një testi bërthamor, që duhet thënë se është kundërshtuar shumë nga Administrata e Sigurisë Bërthamore Kombëtare.
Add new comment