Gjykata Europiane rrëzon Gazprom për projektin e gazit Rryma Veriore

Postuar në 21 Maj, 2020 12:12

Gjykata Europiane  Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e administratorëve të projektit rus Rryma Veriore 2, që pritet të furnizojë Europën me gazin rus.

Pala ruse është ankuar se përmbushja e detyrimeve të BE, lidhur me furnizimin e tregut të brendshëm europian në seksionin offshore - do të tjetërsojë të gjithë strukturën organizative dhe të biznesit për projektin. Për të shmangur këtë gjë, Gazprom deklaron se do të detyrohet që t’ia shesë të gjithë sasinë e gazit të transmetuar Gjermanisë, në mënyrë që të shmangë kostot e aplikimit të Direktivës europiane 2019/692 për shpërndarjen në tregun e brendshëm.

Për Gjykatën kjo është çështje që Gazprom mund ta zgjidhë përmes gjykatave nacionale të vendeve përkatëse. Rryma Veriore është një gazsjellës i kontestuar nga pala amerikane dhe ai lidh pjesën ruse në Vyborg me pjesën gjermane në Lubmin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.