1000 vjet dritë larg/Zbulohet vrima e zezë më afërt me Tokën

Postuar në 06 Maj, 2020 17:48

Një ekip astronomësh nga Observatori Jugor Europian kanë zbuluar një vrimë të zezë që ndodhet vetëm 1000 vjet dritë larg Tokës. 

Sipas shkencëtarëve në fjalë vrima e zezë është më e afërta me sistemin tonë diellor dhe është pjesë e një sistemi të trefishtë që mund të shihet me sy të lirë.  

Ekipi në fjalë e identifikoi objektin në fjalë duke gjurmuar dy yjet shoqërues të tij dhe një ide fillestare është se pas këtij sistemi mund të fshiehn vrima të tjera të zeza. 

Mbetëm tërësisht të befasur kur kuptuam se ky ishte sistemi i parë yjor me një vrimë të zezë që mund të shihet me sy të lirë

është shprehur bashkëautori i kërkimit, shkencëtari çek, Petr Hadrava. 

Kjo vrimë e zezë e gjendur në sistemin yjor HR 6819 është një nga të parat e zbuluara që nuk ndërveprojnë në  mënyrë të “dhunshme” me ambientin e tyre ndaj edhe shfaqet tërësisht e zezë. 

Një objekt i padukshëm me masë të paktën 4 herë sa Dielli mundet të jetë vetëm një vrimë e zezë

shprehet drejtuesi i studimit, Thomas Rivinus. 

Deri më tani shkencëtarët kanë zbuluar rreth 12 vrima të zeza në galaktikën tonë me ndërveprim dinamik me mjedisin dhe që për rrjedhojë emetojnë rreze X. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jo me e afert me token, por me e afert ne zbulimet e deritanishme. Sepse ka mundesi, edhe dielli yne me sistemet e aferta diellore, apo disa diej te tjere jo larg nesh, vertiten rreth pikave te padukshme, qe mendohet se perbejne forca te fuqishme terheqese.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.