Kryeministri prezanton Paketën e Zgjeruar të ndihmës për 176 mijë familje dhe individë

Postuar në 13 Prill, 2020 20:34

Kryeministri Rama ka prezantuar pak më parë atë që e quajti paketa e zgjeruar e  ndijmës financiare. 

 

Kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë individë dhe familje, duke u ofruar mjetin financiar për ta përballuar me një frymëmarrje më të lehtësuar këtë 40 ditësh vendimtar që kemi përpara deri në fund të muajit.

Paketa do të shkojë si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori. Asnjë luftë, asnjë betejë, asnjë ndeshje, nuk fitohet dot pa një qëllim strategjik të përbashkët, asnjë strategji fitoreje nuk ndërtohet dot pa parime të qarta për të gjithë dhe asnjë ushtri, asnjë grup, asnjë skuadër, nuk lufton dot me sukses pa e mbajtur mirë të gjithë, në mendje e në zemër, qëllimin dhe parimet e strategjisë së fitores. Qëllimi strategjik është i thjeshtë: Të fitojmë luftën me sa më pak humbje jetësh dhe vuajtje nga plagët e kësaj pandemie

tha ndër të tjera Rama. Më poshtë mesazhi i plotë:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.