Khamenei: Fituam mbi pandeminë edhe pse u përpoqën të na tjetërsojnë
Kreu supreme i Republikës Islamike të Iranit, Ajatollaj Khamenei ka deklaruar gjatë një fjalimi mbajtur me rastin e lindjes së Imam Mahdi, deklaroi se Irani ia doli të vërë nën kontroll koronavirusin.
Përpjekjet e punëonjësve të shëndetësisë do të lënë një kujtim të mirë në mendjet e popullit iranian. Pavarësisht sesi u përpoqën të poshtërojnë kulturën islamiko-iranianendhe ta shtyjnë popullin tonë drejt stilit të jetës perëndimore, këto veprime treguan se mendimi dhe kultura islamike është e vendosur, e fuqishme mes popullit iranian
është shprehur Khamenei.
Sipas tij pandemia e tanishme nxori në pah disa probleme serioze të kulturës perëndimore që lidhet me individualizmin, materializmin dhe ateizmin. Edhe presidenti Rouhani ka deklaruar se frika e fillimit kaloi dhe Irani e vendosi situatën nën kontroll, pavarësisht bllokimeve dhe sanksionave gati kriminale.
Aktualisht Irani ka 66 220 të prekur nga CoVid-19, nga të cilët 4 110 të vdekur.
Add new comment