Letër mbi Normalitetin
Nuk do të kthehemi në normalitet, sepse normaliteti ishte problemi
Kjo është një frazë që nuk me shqitet nga mendja. Në këto ditë, të burgosur në shtëpi, shpresoj se askujt nuk do t’i shpëtojë rëndësia e reflektimit mbi jetën tonë post-CoVid 19. Diskutimet institucionale na njoftojnë privacione përherë e më të padurueshme në këmbim të “daljeje nga tuneli” ku do të përqafohemi sërish, do shtrëngojmë dorën dhe kthehemi në shesh. Pyes veten: a është kjo me të vërtetë ajo që shpresojmë për të nesërmen? Të kthehemi ku ishim? Në viruset kulturore që kishim? Unë nuk dua të kthehem aty ku u nisa.
Sigurisht, vendi i gjunjëzuar që do të gjejmë nuk do të jetë më ai i mëparëshmi. Do na duhet të përveshim mëngët. Po për të shkuar në ç’drejtim? Në të njëjtin drejtim që kishim? Kjo është një pyetje të cilën kemi detyrë ta bëjmë sot, edhe pse mes lotëve. Është sot momenti i shenjtë ë të cilin duhet elaboruar vajtimi i një të shkuare politike dhe ekonomike që na dorëzoi në një normalitet që normalitet nuk ishte. E kuptojmë këtë apo jo? Do të bindemi? Tani kemi nevojë të reflektojmë mbi faktin se normaliteti ishte problemi, përndryshe në xhiron tjetër të virusit do të jemi edhe më të dobët.
Gjithçka që normaliteti refuzonte, nga marrëveshjet mbi klimën, në investimet në shëndetin publik, në ndaliin e konsumit të terrenit dhe trafikun, në mbrojtjen e biodiversitetit, në investimet për kërkime, kultura e mirëmbajtjes së Vendit, në incentivimin e një bujqësie të mirë(dhe jo tjetër), dinjiteti i punës duke tejkaluar mentalitetin “puna në të zezë është e domosdoshme”, ekonomisë qarkulluese dhe themelore në vend të asaj tradicionale, në ndjekjen e korrupsionit dhe dinakërisë “pa nëse dhe pa por” dhe kështu me radhë, duhet të vihet sot në krye të axhendës publike të një normaliteti që duhet ndërtuar pikërisht tani, në rrënojat ku gjendemi. Ndryshe pra nga ballkone, taraluçi dhe verë. Mendoni se ndërsa jemi këtu, të bindur në shtëpi duke bërë pjesën tonë, vazhdojnë të na thonë se është normale që Bursa të qëndrojë hapur dhe Parqet mbyllur. Unë nuk dua të zgjohem me këtë normalitet.
Burimi: Avvenire
*Pëkthimi dhe titulli: ResPublica
Comments
Kot nuk thone, anormaliteti
Kot nuk thone, anormaliteti kthehet dikur ne normalitet!
Add new comment