Askush nuk ishte i përgatitur. Gjest fisnik i Francës dhe Gjermanisë, ndalojnë eksportet e pajisjeve mjekësore
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/03/13762589835e7880ff35969170929416_v4big_2020_03_23_13.jpg?itok=JHfhX48-)
Askush nuk ishte i përgatitur për virusin e ri që ka mbërthyer botën në ankth. Këtë ka deklaruar kreu i Parlamentit austriak, Thomas Stelzer sipas të cilit pandemia kapi të gjithë botën në befasi. Situata po evoluon shumë shpejt dhe në këto kushte një brez i tërë i njerëzimit nuk di ende të gjejë përgjigjen e duhur organizative.
Gjatë një diskutimi, titulluar “Testim, Mbrojtje, Ndihmë – Sa i qëndrueshëm është Sistemi ynë Shëndetësor”, ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober ka nënvizuar rëndësinë e testimit, teksa ka shtuar se Austria nuk ka kapacitetet për të testuar të gjithë popullatën. Ai ka deklaruar se në javët në vijim do të shtohet numri i testimeve, por ka njoftuar edhe se Franca dhe Gjermania kanë ndaluar eksportin e këtyre produkteve, çka vendos në tryezë idenë se pajisjet mjekësore që këtej e tutje do të konsiderohen strategjike.
Add new comment