Ndalim qarkullimi për qytetarët, jo për ndërtimin e kullave

Postuar në 18 Mars, 2020 17:01

Shqiptarët ndryshe nga shumë popuj të tjerë që janë prekur nga koronavirusi po e sfidojnë pandeminë, pavarësisht masave kufizuese dhe ndalimit të lëvizjes.

Me urdhër të qeverisë u mbyllën lokalet dhe kafenetë, call-centerat dhe të tjera aktivitete biznesi, që angazhojnë numër të madh punëtorësh. 

Por jo të gjithë e kanë ndalur punën. Farmacitë, furrat e bukës dhe supermarketet vijojnë të jenë në dispozicion të qytetarëve për mallrat dhe produktet që u nevojiten.

Funksionimi i këtyre bizneseve është i detyrueshëm për të mos ndërprerë ciklin e furnizimit me mallra.

Por ka dhe sipërmarrje, që ndonëse nuk e kanë domosdoshmëri vijimin e punës, e shohin me optimizëm të nesërmen, duke sfiduar jo vetëm aktet normative të qeverisë, por edhe vetë pandeminë.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.