Amerika punon për shqiptarët. Një tezë që ende nuk është shpjeguar

Postuar në 06 Mars, 2020 12:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara se Serbia po blen armë ruse. Ja një lajm që të bën të kuptosh rëndësinë që Amerika për botën. Sipas raportimeve mediatike SHBA i kërkon Serbisë të ndërpresë menjëherë transaksionet e blerjes së armëve nga Rusia, ose mund të ketë sanksione.

Këtë kërcënim bëri SHBA pak muaj më parë edhe ndaj Turqisë që bleu sistemin S 400 nga Rusia.

Pra bëni si them unë ose do ju vendos sanksione. Do ju lë pa bukë. Kjo është politika e shtetit më demokratik në botë.

Nëse kjo qasje do të ishte nga pozitat e pacifizmit edhe mund të kuptohej. Në fund të fundit arma është një gjë e keqe në botë dhe përhapja e tyre është kërcënim për paqen. Mirëpo nëse sheh shifrat ato thonë të kundërtën. Që nga viti 2018 e deri më sot, SHBA që kërcënon dynjanë me sanksione, i ka shituar apo ka firmosur për t’i shitur Polonisë një paketë armatimi me vlerë 11 miliardë dollarë dhe në të përfshihen sisteme “Patriot” dhe avionë F 35.

Po për këto armë kush ka të drejtë të vendosë sanksione? Apo mos vallë këto janë armë të projektuara për të vrarë në mënyrë inteligjente vetëm të këqinjtë? Edhe në qoftë kështu, demokracia na mëson se njeriu vritet pasi të gjykohet. Arma e përjashton këtë si opsion.

E njëjta politikë ndodh me Kosovën. Hiqni tarifat, ndërkohë që po tarifon mbarë botën. Një pjesë e madhe e njerëzve publikë në Shqipëri thonë se SHBA po punon për interesin e Shqipërisë. Se edhe reforma në drejtësi është një mrekulli amerikane. Në fakt për një pjesë tjetër shqiptarësh nuk kuptohet ku qëndron ky interes kur mbështetet qeveria më e korruptuar në Europë, kur mbështeten zgjedhje me një palë dhe kur mbyllen sytë para lloj lloj aferash. Të na shpjegohet kjo e mbase e lëmë edhe ne veten në sevdanë pro amerikane. Pa pagesë kuptohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.