Pse është kaq e rrezikshme ideja se bota po shkon drejt rënies përfundimtare?

Postuar në 09 Shkurt, 2020 19:58
Jeremy Adelman - Princeton University

 

Mesazhi që vjen nga të gjitha anët është i qartë: bota siç e njohim ne është në prag të diçkaje vërtet të keqe. Nga e djathta, ne dëgjojmë se "Perëndimi" dhe "qytetërimi judeo-kristian" është në rrezikun e të pabesëve të huaj dhe ekstremistëve vendas. Deklinizmi1 i së majtës gumëzhin nga çështje si grushte shteti, regjime që përgjojnë dhe kolapsi i pashmangshëm i kapitalizmit. Për Wolfgang Streeck, sociologun profetik gjerman, është kapitalizëm ose demokraci. Ashtu si shumë qëndrime dekliniste, edhe ai i Streeck paraqet edhe parajsën, edhe purgatorin. 

Si shumë të tjerë para tij, Streeck këmbëngul se kemi kaluar nëpër paradhomën e ferrit. "Para se kapitalizmi të shkojë në ferr", pretendon ai në librin “Si do të përfundojë kapitalizmi?” (2016), “përgjatë një të ardhmeje të parashikueshme do të përfundojë në harresë, i vdekur ose gati të vdesë nga një mbidozë e vetvetes apo diçka e afërt, pasi askush nuk do të ketë fuqinë për ta hequr nga rruga trupin e tij të kalbur”.

Në fakt, ideja e rënies është një gjë për të cilën bien dakord të dy ekstremet: ai i djathtë dhe ai i majtë. Julian Assange, avatar i populizmit apokaliptik, e merr lavdërime nga neo-nazistët dhe kryqëzuesit e drejtësisë sociale. Ai i tha një reporteri se si fuqia amerikane, burim i së keqes së planetit, ishte në një rënie si ajo e Romës. "Ky mund të jetë fillimi", pëshpëriti ai me një buzëqeshje, duke e përsëritur këtë si moton e një engjëll të hakmarrjes.

Rënia e Romës afrohet shumë si precedent. Kështu që, historianët e botës kanë luajtur rolin e tyre si parashikues të fundit. Në të njëjtën kohë kur u botua vëllimi i parë i historianit anglez, Edward Gibbon, “Historia e Rënies dhe rrëzimit të Perandorisë Romake” (1776), kolonistët amerikanë u thanë lamtumirë pushtuesve të tyre; disa e lexojnë atë si një ogur. Lufta e Parë Botërore solli hyrjen në epokën moderne. Interpretimi më i famshëm ishte ai i historianit gjerman, Oswald Spengler, “Rënia e Perëndimit” (1918). Masakra e Flandrës dhe murtaja e vitit 1918 - e cila shfarosi deri në pesë përqind të popullsisë së botës - e bëri “Rënien e Perëndimit” kishte kuptim në më shumë se një kohë. Spengler i shtoi diçka: ai parashikoi që, deri në fund të shekullit, civilizimit perëndimor do i duhej një ekzekutiv i fuqishëm për ta shpëtuar atë, një ide që autokratët e kanë përdorur me gëzim të përsëritur që nga ajo kohë.

Është pothuajse zakon në botën moderne që festa të përfundojë shpejt. Ajo që ndryshon është se si do të vijë fundi. A do të jetë një kataklizëm biblik, një shkatërrim që i çon gjërat në zero? Apo do të jetë më graduale, si uria maltuziane2 apo një rënie e moralizmit?

Epoka jonë në rënie veçohet në një mënyrë të rëndësishme. Nuk janë vetëm perëndimorët ata që janë në telashe; falë globalizmit, janë edhe Të Tjerët. Në fakt, ne jemi të gjithë, si specie, në këtë rrëmujë; zinxhirët tanë të furnizimit botëror dhe ndryshimi i klimës kanë bërë të mundur që ne të ecim drejt zhdukjes së gjashtë masive, të gjithë së bashku. Ne duhet të shqetësohemi më pak për stilin e jetës tonë dhe më shumë për vetë jetën.

Deklinizmat ndajnë disa tipare. Ato “shiten” më shumë në kohë trazirash dhe pasigurie. Ato janë gjithashtu bazë e mendimit se rrathët e ferrit mund të shmangen vetëm me një katarsis të madh ose me një figurë të shkëlqyer karizmatike.

Por mbi të gjitha: ato injorojnë shenjat e përmirësimit që tregojnë mënyra më pak drastike për të dalë nga problemet. Deklinistët (ata që besojnë te rënia e pakthyeshme) kanë një “dritare qorre” për shkak se ata tërhiqen drejt alternativave të guximshme, totale, gjithëpërfshirëse ndaj rutinës gri të zgjidhjeve modeste. Pse të zgjedhësh të pjesshmen kur mund të rrëzosh të gjithë sistemin?

Deklinistët pretendojnë se shohin panoramën e plotë. Portretet e tyre janë madhështore, nënshtruese, tërësore. Merrni një nga besseller-at më të mirë të të gjitha kohërave, “Kufijtë e Rritjes” të Klubit të Romës (1972). Me më shumë se 30 milionë kopje të shitura në 30 gjuhë, ky ‘Projekt mbi Paraqitjen e Njerëzimit’ u dha lexuesve të alarmuar një portret të shkatërrimit, të hartuar me vetëbesim të zymtë. Në fakt, ajo kishte shumë të përbashkëta me reverendin e mirë Thomas Malthus, përfshirë edhe obsesionin për fitimet e pakësuara. I fokusuar në rënien e tokës së punueshme, Malthus nuk mund të shihte burime të fitimit në rritje - të paktën jo në fillim.

Disa nga miqtë e tij përfundimisht e bindën atë se makineritë dhe kolonializmi zgjidhnin problemin e ushqimit të pakët për shumë gojë; botimet e mëvonshme të “Ese mbi Parimin e Popullsisë” (1798), që mban firmën e tij, kaluan nëpër shtrembërime për ta kuptuar këtë. Në të njëjtën mënyrë, analistët e sistemeve në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets simuluan të gjithë botën, por nuk mund të pranonin pak zgjuarsi, zgjidhje problemesh dhe përshtatje - disa prej të cilave patën efektin pervers të zhbllokimit të kaq shumë burimeve të karbonit dhe për pasojë, ne do të fillojmë ta “pjekim” planetin disa breza më vonë!

Një zë kundërshtues në vitet 1970 ishte Albert O Hirschman. Ai shqetësohej për joshjen e parashikuesve të fundit. Parashikimet e drejtpërdrejta, paralajmëroi ai, mund t'i verbojnë vëzhguesit e panoramës së madhe për forcat kundërvepruese, historitëpozitive dhe mundësitë e zgjidhjeve. Ka një arsye për këtë: deklinistët ngatërrojnë dhimbjet në rritje të ndryshimit me shenjat e fundit të të gjitha sistemeve. Deklinizmit i shpëton pa e parë mundësia që pas mënyrave të vjetra të zvogëlimit të mund të ketë të reja që lëvizin.

Pse ka joshje të deklinizmit nëse historia rrallë përputhet me parashikimet? Për Hirschman, është e gjurmueshme në një stil profetik, i tillë që apelonte për intelektualët të tërhequr ngashpjegimet ‘fondamentaliste’ dhe që preferuan të tregonin shkaqe “kokëforta” të problemeve shoqërore. Për revolucionarët, ajo që na pret është një alternativë utopike. Për reaksionarët, ajo që qëndron te pritja është distopia3. Rezultati është një mënyrë ‘antagoniste’ e të menduarit, një besim që historia lëkundet nga një sistem i madh, i integruar dhe i përfshirë në një tjetër.Krahasuar me përparimet, kompromiset dhe lëshimet modeste - sa e mërzitshme! - vizioni i mrekullueshëm i një riparimi kapital ka kaq shumë joshje.

Preferenca për të guximshmit dhe të mëdhenjtë ka rreziqe.Pamundësia për të parë arritje të pashembullt dhe shenja shpresëdhënëse në një nxitim për të rregulluar, shpesh mund të sjellë më shumë shkatërrim sesa ndërtim. Hirschman e kishte parë më bilancin e deklinizmit. Duke u rritur në Weimar Gjermani, ai pa vendin e tij të binte pre e një 'kurthi ideologjik', dhe degëzohet në ekstreme në fillim të viteve 1930, pasi komunistët dhe fashistët ranë dakord të shembnin republikën në ndjekje të utopive të tyre rivale - ndërsa nuk ishin dakord për gjithçka tjetër.

Dekada më vonë, Hirschman vuri re se si amerikano-latinët dëshpëroheshin për perspektivat e reformës demokratike.Rrëshqitja e tyre në atë që ai e quajti ‘fracasomanía’ - prirja për të parë dështime kudo – u kthye në reale, përparime në rritje dhe arritje që nuk shkuan paralel me pritshmëritë e larta. Dhe arsyeja që nuk ndodhi kjo ishte se rënia e Amerikës Latine kishte kapluar reformizmin demokratik. Rezultati ishte për të dhënë më shumë besim te pikëpamjet gjithnjë e më ekstreme dhe tundimet për veprim të drejtpërdrejtë. Studentët në Universitetin e Buenos Aires iu bashkuan radhëve të guerrilës urbane. Në anën tjetër të spektrit, reaksionarët argjentinas vajtuan fundin e civilizimit perëndimor dhe u kthyen te skuadrat paramilitare të vdekjes.

Kur më në fund erdhi grushti i shtetit në mars të vitit 1976, junta ushtarake e pagëzoi veten si "procesi i riorganizimit kombëtar". Ndërsa miqtë e afërt përvidheshin për t’u fshehur ose arratiseshin, Hirschman ndjeu sëmbimin e asaj që e quajmë déjà vu. Ai filloi të kishte makthe për kurthet ideologjike të rinisë së tij. Kur botuesit gjermanë i kërkuan të shkruante një parathënie të veçantë për përkthimin gjermanisht të “Largimi, Zëri dhe Besnikëria”, kujtimet e Berlinit të vitit 1933 filluan t’i ktheheshin.

Problemi i deklinizmit qëndron te fakti se ai konfirmon virtytet e zgjidhjeve tona më të mira dhe të pamundura për problemet themelore. Gjithashtu konfirmon zhgënjimet që ne kemi përndryshimet që kemi bërë në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme të thella. Por duke i parë ato si dëshmi të një shkatërrimi të pandryshueshëm mund të varfërojnë imagjinatëntona duke na tërhequr drejt këngës së sirenave të ndryshimit total ose të fatalizmit.

1 - Besimi se një vend, shoqëri apo institucion i veçantë është në një gjendje rënieje të konsiderueshme dhe ndoshta të pakthyeshme.

2 - Thomas Robert Malthus - klerik, studiues dhe ekonomist anglez me ndikim në fushat e ekonomisë politike dhe demografisë

3 -Një shtet apo shoqëri imagjinare, në të cilën ka vuajtje ose padrejtësi të madhe, tipike ajo totalitare ose pas apokaliptike.

 

https://aeon.co/ideas/why-the-idea-that-the-world-is-in-terminal-decline-is-so-dangerous?fbclid=IwAR1QsQDmSm50y4UppwOGQdgr68TClXsLY1XRwvgiJjz8o4QXRh-qf-Me-Fw

Përkthimi për ResPublica: Gazmira Sokoli 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.