Ndërron jetë këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha
Ka ndërruar jetë në moshën 86 - vjeçare këngëtarja e njohur Nexhmije Pagarusha. Pagarusha është lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë afër Malishevës. Përfundoi tre vjet të shkollës së muzikës në Beograd, për këndim solo dhe ka filluar karrierën e saj si këngëtare në vitin 1948 në Radio Prishtina. Karriera e saj muzikore zgjati për 40 vjet, falë kontrastit në zhanret e muzikës që ka performuar, duke kënduar muzikë folklorike në mënyrë perfekte, e njësoj edhe atë klasike, sidomos opera.
Kënga e saj më e njohur është “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj, Rexho Mulliqi me tekst të Rifat Kukaj. Me këtë këngë ajo performoi në shumë festivali dhe fitoi shumë çmime. Këngëtarja e përfundoi karrierën e saj muzikore në vitin 1984, me një koncert të madh në Sarajevë. Disa nga këngët e saj më të njohura janë “Ani mori nuse”, “Mora testin”, “Kur më shkon si zog n’hava”. Më poshtë një nga këngët e preferuara në Shqipëri:
Comments
E madhe!
E madhe!
Add new comment