Grenell: Të hiqen menjëherë tarifat ndaj mallrave serbe
Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë do të përballet shumë shpejt me provën e parë. Mediat raportojnë se i Dërguari Special i presidentit Trump, për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell ka kërkuar nga Prishtina zyrtare që të heqë menjëherë tarifat e vendosura ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
Ne presim që tarifat të hiqen menjëherë. SHBA ka bërë të qartë për liderët kosovarë se heqja e tarifave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së saj, sikundër edhe për dëshirën e saj për të tërhequr mundësi të reja pune
tha Grenell.
Kryeministri aktual Kurti më herët ka deklaruar se ai do të ndjekë parimin e reciprocitetit me Serbinë duke kërkuar në këmbim të heqjes së tarifës ndaj mallarave. Ndërkohë që qëndrimi amerikan synon një farë pajtimi përmes imponimit të një marrëveshjeje që më së paku kthen normalitetin në komunikim, ndonëse nuk normalizon marrëdhëniet në plan diplomatik.
Add new comment