30 vjet partnerë strategjikë me Amerikën dhe mbetemi një rrangallë demokratike

Postuar në 30 Janar, 2020 19:20

Sot raportohet se ambasadorja e re e ShBA-ve në Tiranë ka zhvilluar një takim me prokurorët e SPAK. Nga fotot e shpërndara duket se të dyja palët ia kanë bërë benë krimit dhe korrupsionit. 

Ky raport, ky flirt i shtetit shqiptar me të huajt për  çdo sfidë që ka patur në 100 vjet jetë të tij meriton vëmendje por ka nevojë edhe për krahasim. 

Zogu mori disa këshilltarë hollandezë dhe anglezë dhe bëri xhandarmërinë.  Pastaj afroi italianët që lanë gjurmë në arkitekturë, arsim dhe ushtri.

Më tej komunistët shqiptarë afruan jugosllavët dhe kopjuan modelet organizative në parti. Më pas sovjetikët që i dhanë fytyrë shtetit shqiptar sipas modelit të vendit të tyre. 

Më tej kinezët dhe në fund…me forcat e veta. Koha kur kishim këshilltarë veten. 

 çdo kohë ka patur evolucionin e vet, të gjithë kanë lënë gjurmët e tyre, kanë imponuar madhe mënyrë të menduari në breza të caktuar. 

Shqipëria ka 30 vjet që adhuron Amerikën. Që e ka ftuar atë të bëjë  ç’të dojë këtu dhe megjithatë shpërblimi i kërkuar nuk ka ardhur. Shqipëria vazhdon të jetë një rrangallë demokratike, ku me demoratike do kuptojmë një formë vaksinimi imunitar dhe kompromis për të shmangur ndonjë fjalë tjetër. 

Pse ndodh ky stanjacion demokrëtik me Amerikën në krah? Pse përparon korrupsioni kaq shumë kur miqtë betohen se po na monitorojnë? 

Përvoja e vendeve të tjera mëson shumë, por qasja ndaj tyre është  çështje personale dhe jo kolektive. Pasi si ç e dimë shqiptarët, pra ne nuk e kemi zakon të nxjerrim mësime, por të japim leksione.  Çështje perspektive, ose antropologjie…ose “partnerësh strategjikë”.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe 300 vite te tjera te kalojne gangrena Amerikane do ta gerryej kete vend sic ka gerryer dhe grryen A Latine dhe shume vende vasale ne Bote.
Nuk jemi aleat strategjik por kosh pleherash I vecante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.