Kërcënimi kibernetik iranian shtyn projektin e fiskalizimit. Qeveria lë në fuqi sistemin e kasave

Postuar në 21 Janar, 2020 01:52

Sot seksioni shqip i agjencisë gjermane të lajmeve, Deutsche Welle parlajmëronte se Shqipëria kërcënohet nga sulmet kibernetike të Iranit. Nuk dihet burimi i informacionit për ata që prononcohen për këtë media, por në të vërtetë ky kërcënim ekziston realisht. 

Madje, sipas burime të sigurta për “Të Kripura” qeveria shqiptare ka nisur të marrë masa konkrete për t’u mbrojtur nga Irani që konsiderohet një vend potencial për goditjen e infrastrukturës informatike. 

Pak ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë u propozua dhe mandej u miratua një nen shtesë në ligjin për sistemin e monitorimit të qarkullimit, njohur ndryshe si fiskalizimi. 
Në këtë nen propozohet që subjektet të cilat aktualisht operojnë me kasa fiskale të vazhdojnë punën me këto pajisje duke u ndërlidhur me një server të ndërmjetëm. 


Neni në fjalë rrëzon të gjithë logjikën projektit të fiskalizimit që është lufta ndaj evazionit fiskal përmes transaksioneve financiare që monitorohen në kohë reale. Kasa fiskale nuk e mundëson këtë gjë, pasi siç dihet kasat ekzekutojnë kupona pa u monitoruar duke deklaruar totalim e xhiros në fund të ditës. Është kjo arsyeja që edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të fundit të tij ka konstauar se kasat fiskale nuk kanë ndihmuar në luftën kundër evazionit. E megjithatë edhe ky institucion propozon që kasat të vazhdojnë me alibinë e kostove të tyre. 

Konkuzionet e KLSh dhe synimet e fiskalizimit janë pranë në kundërshtim me vendimin e reflektuar në nenin 18. Këtë paradoks e sqaron vetëm siguria, pasi një sistem online 24 orë si fiskalizimi është i ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe më tej akoma, është objekt i preferuar i tij për shkak të të dhënave që mbledhe dhe veprimeve që ndërveprojnë në të. Sistemi i kasave është i fragmentarizuar, operon pa vazhdimësi kohore, në 2G dhe në thelb për shkak të mangësive që ka konsiderohet më i sigurtë nga pikëpamje teknologjike. 

Njësoj si në rastin e teknologjisë 5G, Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama po çedon para kërkesave të partnerëve të vet që shohin të sistemet informatike një fronte të ri beteje me rivalët strategjikë. Një arsye më shumë në këtë drejtim, është ajo që sipas burimeve nga kabinetit të kryeministri cilësohet si rreziku rus. Bëhet e ditur se në Perëndim është parë me shqetësim caktimi në detyrën e kryeministrit të Rusisë të Mikhail Mitshusin, një eskpert i informatizimit të sistemeve fiskale që krijon dyshime mbi një angazhim në nivel të lartë në lufën kibernetike në sektorë jetikë për financat e një vendi. 

Ajo që mbetet për t’u parë është reagimi i kompanisë që ndërton arkitekturën në fjalë pasi teorikisht do të duhet të kishte përfshirë në projekt edhe sigurinë, sistemin e recovery dhe back up apo mbrojtje të tjera ndaj sulmeve të kësaj natyre. Mesa duket qeveria shqiptare i ka rënë shkurt.

Shaptilografisti 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.