Mikhail Minshustin votohet si kryeministër i ri i Rusisë
Mikhail Minshustin është kryeministri i ri i Rusisë. Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi kandidaturën e tij me 383 vota pro, ndërkohë që nukpati asnjë votë kundër ndhe vetëm 41 abstenime.
Minshustin ka shërbyer si drejtues i Shërbimit Federal të Taksave. Ai është diplomuar për inxhinieri informatike në vitin 1989. 54 vjeç, Minshustin ka një karrierë teknicieni ku ka punuar edhe në mbikëqyrjen e proceseve të fiskalizimit ndërkohë që në këto cilësi ka hyrë në karrierë politike, fillimisht me detyrën e zv.ministrit për taksat, në krye të Agjencisë së Kadastrës dhe mandej në menaxhimin e Zonave të Veçanta Ekonomike.
Ai hyri në stafin personal të presidentit Putin në vitin 2009 dhe në vitin 2010 mori detyrën e kreut të Shërbimit Federal të Taksave. Në këtë detyrë ai shpalli luftë ndaj “të dhënave të pista” duke goditur mekanizmin e rimbursimit të pajusitifikuar të TVSH-së.
Ai nxiti informatizimin e sistemit duek çuar në reduktim të ndjeshëm të inspektimeve dhe lehtësim të problemeve me biznesin. Përzgjedhja e tij ka vlerën e një qeverie teknike dhe me gjasë të projektimit të një krahu të djathtë nesër në qeveri, ku parashikohet që me ndryshimet e reja kushtetuese, Putin të jetë kryeministër.
Add new comment