Çfarë thotë Kurani për Mashtrimin dhe Mashtruesit?

Postuar në 19 Dhjetor, 2019 14:06

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi sot se së shpejti qeveria do të shpallë ofertën për ndërtimin e aksit Thumanë-Rrogozhinë. Ky është një aks më herët u përfol shumë në media dhe ishte fituar nga kompania Gener2 e cila gjithësesi nuk e prezanton atë në faqen e vet online. Por kjo kompani ka paditur qeverinë shqiptare për anullimin e projektit në një proces gjyqësor që ende nuk dihet publikisht si ka shkuar.

Çështja është te koherenca e qeverisë shqiptare dhe mënyra sesi ajo MASHTRON mbarë qytetarët shqiptarë. Në janar të vitit 2019, ministrja e sapoemëruar Balluku deklaroi anullimin e koncesionit Thumanë –Kashar me argumentin se financimi i saj do shkonte për Paktin për Universitetin. Ky projekt u tha se kushtonte rreth 221 milionë euro. Sa para kanë shkuar nga këto drejt Universitetit për paktin në fjalë në vitin aktual. Revista ekonomike “Monitor” raportonte në muajin tetor se në rishikimin buxhetor të këtij viti, qeveria ka shkurtuar fondet për Arsimin e Lartë me 2.5 milionë euro. Vetë buxheti fillestar ka qenë më i ulët se në vitin 2018 dhe pyetja është:

Ku shkuan gjithë këto para kur fondet ulen? Ku u adresuan?

Vijmë në momentin e tanishëm kur qeveria përmes të njëjtës ministre premton investime të stërmëdha infrastrukturore. Si do të gjenden këto para kur Shqipëria përballet me emergjencën e tërmetit të 26 nëntorit? Emergjencvë që nëse i referohemi ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj është padyshim me faturë më të lartë sesa 200 milionë euro. Pra është të paktën aq sa kushtonte projekti në fjalë.

Qeveria gjendet në të njëjtin moment pamundësie financimi për këtë projekt, gjendet në situatën kur edhe nga brenda saj ka vërejtje për buxhetin, por ajo në ndryshim nga muaji janar paska lekë mjaftueshëm për të financuar tanimë jo me koncesion, por me TENDER ndërkombëtar(nëse ka ndonjë dallim) disa projekte njëherësh.

Vetëm pak javë më parë zv.kryeministri Erjon Braçe deklaronte se projekti i Balldrenit nuk financohet dhe se është anulluar. Po kështu asnjë bankë nuk mund të financojë projekte mbi 100 milionë dollarë sipas Bankës së Shqipërisë. Si do gjenden dhe ku do gjenden këto para? Qeveria ndoshta nuk na ka thënë të vërtetën për të mirën tonë. Kuptohet. Vetëm se MASHTRIMI edhe kur provohet se është për qëllime humane, është vepër penale sidomos ku pasojat janë me mbi tetë zero.

Por mashtrimi dënohet edhe nga Kurani famëlartë dhe njerëzit e mençur të fesë islame që ndër të tjera thonë:

Sinonime të mashtrimit janë: gënjeshtra, dinakëria, hilebërja, bërja e dredhive, bërja e punëve me tinëzi, dyfaqësia, hipokrizia, iluzioni, të tradhtuarit, blofimi, manovrimi qëllimkeq etj.

Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Ti përkujto me të (Kur'anin) që të mos bjerë njeriu viktimë e asaj që ka vepruar, e që s'ka mbrojtës as ndërmjetësues për të pos All-llahut. Madje ai (njeri) edhe nëse jep, çdo lloj shpagimi nuk i pranohet. Të tillët janë ata që ranë viktimë e asaj që punuan. Ata, për shkak se mohuan, për pije kanë ujë të vluar e dënim të idhët. (En'am, 70)

Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues. (Hadid, 20)

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.