Shou i impotencës në krye të OSBE-së

Postuar në 06 Dhjetor, 2019 12:04

Shqipëria merr sot drejtimin e OSBE-së. Me dy ministra të Jashtëm, njërin në detyrë dhe tjetrin si shkëlqesi, vendi ynë ka arritur megjithatë ta nisë kryesimin me suksesin e zgjidhjes së kësa dileme përfaësimi. Me këmbët mbi tavolinën e punës, duke shfletuar shkresat e politikës së madhe, Edi Rama i ka vjedhur shoun Cakajt të vockël. 

Kapardisja, e mbidukshme për shkak të sjelljes prej mazhordomi të Endri Fugës, e bën më të qartë impotencën e z. Rama në çdo detyrë.

 

Duke injoruar përgjegjësitë që vijnë me detyrën dhe duke u lëshuar në aktrimin e politikanit të fortë, me pushtet dhe që nuk matet me asnjë politikan shqiptar. Është teatër për audiencën shqiptare të cilën ky njeri e përçmon, ka frikë, i ka nevojën dhe e sfidon pasi ndjehet i tallur. Një episod sesi e drejton dhe kush e drejton Shqipërinë të cilin mund ta shohin të gjithë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.