Çfarë e trembi Sali Berishën që publikoi vetëm tani kontratën 2€/m2 të vilës së Ramës në Surel?
Gjatë një interviste televizive dje, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar kontratën e blerjes së tokës nga bashkëshortja e kryeministrit aktual, Edi Rama për shtëpinë e vet në Surrel. Tha Berisha ndër të tjera:
Kemi të bëjmë me saraje dhe jo vilë. Janë 58 metra gjatë themelesh. Unë banoj në një pallat që ka gjithësej 46 metra gjatësinë e themeleve dhe banojmë 70 familje se është me shumë kate. Pallati ka 47 metra kurse sarajet e kreut të Meduzës janë me një gjatësi themelesh 58 metra. Duken sarajet e Surrelit nga maja e Tomorit.
Të gjithë zyrtarët e lartë vendorë dhe qëndrorë prej 2003 kanë qenë të detyruar të deklarojnë çdo pasuri të tyre, çfarë kanë të ardhura, të fituara dhe trashëguara. Unë kam këtu të gjithë dokumentat e tij të ILDKP-së. Në 2005, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës ka të deklaruar paga dhe shpërblimi vjetor të ardhura prej tyre 16.565.072 lekë, ka të ardhura nga 11 mbledhje të KRT 46 mijë lekë, detyrim financiar për shlyerje 153 mijë lekë, pjesa e pashlyer është 1 milion e 600 mijë lekë.
Në 2008 kryetari i bashkisësë Tiranës ka deklaruar 40938 lekë kursime, 2937 euro llogari në bankë. Po dal në 2010, viti i fundit që ka qenë kryetar bashkie, në tre banka banka ka pasur shumat 221 421 lekë, 23597 lekë dhe -1424 euro. Kursime në cash nga paga mujore ka 500.700 lekë të reja.
Ky zotëri me 600 mijë lekë është bërë me vilë të cilës vetëm pigmetni i betonit i ka kushtuar 70 mijë euro, për të mos thënë xhami superspecial që përbën çatinë. Po trualli i tokës? Këtu është kontrata. Sarajet janë ndërtuar në një truall prej 5000 metra katrorë dhe është firmosur mes zonjës Dhurata Reli dhe Linda Rama, atë e quajnë Lindita Xhillari. Me sa është çmimi? Çmimi është më pak se 2 euro metri katrorë. Është shitur me 10 mijë euro në 2008.
Jo aty por të paktën 5 km vijë ajrore më larg dhe më në drejtim të Elbasanit janë blerë 7 vite para me 15-20 mijë lekë metri katrorë, 10 herë më shtrenjtë nga çfarë e ka blerë Edi Rama
Zoti Berisha duket një njeri i mirëinformuar. Pyetja që bëhet këtu është se sa kohë ka që ai disponon këtë informacion dokumentar?
Çfarë e ka shtyrë ish-kryeministrin të publikojë në këtë moment kontratën e shtëpisë së z. Rama që ka provuar se është një argument acarues?
Çfarë e ka kushtëzuar heshtjen e deritanishme të ish-kryeministrit që ka dalë hapur dhe me letra në dorë?
Sa për kryeministrin e tanishëm që predikon dhe kërcënon pyetja bazë është nëse shitësi ka paguar me çmim reference, meqenëse po shantazhon mbarë e prapë në emër të ligjit.
Comments
E zeme se..
E zeme se..
Po e mendojme se Prostituta Kombetare Sali eshte i ndershem, i virgjer, hero kombetar.
Jeton ne pallatin e dikurshem se nuk ka grabitur si keto prostitutat e tjera!
Kur ka qene ne pushtet, pse nuk ka paraqitur faktet ne gjykata?!
Pse te tijte rreth e rrotull kane grabitur sa kane mundur?!
Dy rruge: 1- eshte i paafte
Ose
2- eshte njesoj e me keq se psikorama dhe likja!
Add new comment