Lajçak përflitet në media si kandidat për detyrën e të Dërguarit të Posaçëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor
Gazeta serbe “Vecernja Novosti” shkruan se Bashkimi Europian po mendon caktimin e një të dërguari të Posaçëm për Ballkanin Prëndimor. Dhe sipas kësaj gazete kandidati më i mundshëm është diplomati sllovak Miroslav Lajçak.
Një ndër arsyet e kësaj lëvizjeje është ulja e ndikimit amerikan në rajon dhe trajtimi i posaçëm në kushtet e ngadalësimit të procesit të zgjerimit.
Lajçak thuhet se ka patur një takim dy orësh me ministrin e ri të Jashtëm të BE-së, Josep Borrell në të cilin ka theksuar se BE-ja nuk mund të mbetet jashtë lojës për ndikim në Ballkan, ndërkohë që SHBA ka dy të dërguar të posaçëm.
E papritur është megjithatë mënyra sesi gazeta serbe e paraqet caktimin e Lajçak në detyrën e re duke patur në konsideratë një fërkim gjeopolitik mes BE-së dhe SHBA-ve dhe jo me Rusinë.
Add new comment