Çfarë meriton? Sadakanë gjermane apo thuprën holandeze?

Postuar në 29 Shtator, 2019 12:05

Nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar ndërkohë

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok në parlamentin e vendit të tij ku është diskutuar zgjerimi i BE-së dhe rasti i Shqipërisë. 

Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri

citohet më tej ministri.

Nëse do ta dëgjojmë me veshët e arsyes do pranonmë se z. Blok nuk ka ndonjë tendencë kundër vendit tonë. Është realist. Dhe parimor madje. Fundja Europa të pranon me kushte jo me sadaka. Dhe ne këtë rrugë e kemi pranuar si qeveri dhe si popull. Si qeveri sepse duket që mbetëm duke lypur lart e poshtë ndonjë po, si popull qëkurse shkojmë drejt Europës me vizë e pa vizë, nga mali e nga deti, pa pyetur për peneges. 

Mesa duket populli, ai që mund të quahet kështu nuk priti sadakanë e BE-së sepse kur të pikon çatia nuk mund të lypësh. Qeveria po. Kërkon sadakanë lart e poshtë për punët e mira që ka bërë, për bojën që i ka dhënë vendit dhe për lajle lulet e bulevardeve. Tjetër gjë siç thotë Blok nuk ka ndryshuar. Le të na thotë kryeministri: Jo-ja është ajo që meritojmë apo Po-ja? Sepse ai kërkon formalisht atë që meriton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.