Një tjetër shaka e "hidhur" me integrimin

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis u zgjodh njëzëri Kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim të Bashkimit Evropian - Shqipëri.
Ky Komision është përgjegjës për mbarëvajtjen e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Pas zgjedhjes së tij, eurodeputeti grek bëri deklaratën e mëposhtme:
"Është një nder i madh për mua që të zgjidhem unanimisht si kryetari i Komitetit të Stabilizim Asociimit Parlamentar BE-Shqipëri. Një Komision shumë i rëndësishëm që shqyrton rrugën e pranimit të Shqipërisë, një vend në Ballkanin Perëndimor që duhet të respektojë vlerat evropiane, sundimin e ligjit, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të drejtën ndërkombëtare, të drejtat e pakicave dhe natyrisht të drejtat e pakicës etnike greke”
Add new comment