Mëshira gjermane ndihmon qeverinë. Hapje negociatash me paralajmërim pezullimi

Postuar në 24 Shtator, 2019 21:43

Parlamenti gjerman, më saktë shumica qeverisëse e tij e përbërë nga CDU-CSU ka vendosur të miratojë kërkesën e qeverisë federale për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në tekstin bashkëngjitur vendimit që vjen në formën e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe Bundestagut sqarohet qartë kushtëzimi që i vendoset Shqipërisë dhe kërkesat strikte për monitorim të vazhdueshëm. 

Qëndrimi gjerman është paradoksal dhe në thelb duket se udhëhiqet sa nga nevojat imediate të Europës për të mos lejuar xhepa pasigurie, aq edhe nga ndjenja e mëshirës për një vend që lexohet si proeuropian, por sundohet nga një politikë banditësh. 

Shqipëria është në një krizë politike të brendshme të rëndë. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme

thuhet ndër të tjera në tekst. 

Kështu Gjermania i ka rrëzuar qeverisë së Tiranës një tezë komike sipas së cilës kriza është vetëm tek opozita. Në fakt Berlini po kërkon dialog për reformat duke e detyruar kështu qeverinë e z. Rama të rikonsiderojë si faktor bashkëbisedimi opozitën jashtëparlamentare në vend të parodisë së luajtur deri më sot me opozitarët e parlamentit. 

Pala gjermane është kujdesur që të prishë festën e z. Rama kur përmes Parlamentit i këkohet qeverisë së znj. Merkel që ndër të tjera: 

 
Është e qartë se Shqipërisë nuk i beson kush dhe se përrallat e suksesit që shiten në mëhallën politike të Tiranës janë çorba që shërbehet prej tri dekadash. Ky është një shans i mëshiruar për z. Rama të cilit do t’i duhet të lëvizë çdo gur për të ecur mirë me negociatat. Kjo sepse suksesi i qeverisë së tij aktualisht mund të ketë një pikë referimi vetëm në procese të tilla pasi në politikën e brendshme dështimet janë të dukshme dhe publike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.