Kërkohet burg për tre gjyqtarët e Durrësit. Do të ndiqet ky standard për Mazniku-Fusha?
Tre gjyqtarët e Durrësit që u akzuan se përfituan pagesa të paligjshme nga të tretë, një prej të cilave edhe ajo për të parë ndeshjen Real Marid-Barcelona, kanë marrë pretencën e prokurorisë për 3.5 vjet burg. Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri janë tre gjyqtarët që në rast dënimi do të përfitojnë uljen e dënimit me 1/3, sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik. Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg. Pazari ka qenë i thjeshtë: biznesmeni ka paguar, gjyqtarët kanë vendosur në favor të tij në vitin 2014.
Ky vendim na çon menjëherë te rasti i Arbi Maznikut që u akzua në media se ka përfituar një pagesë të paligjshme hoteli në Barcelonë për mbi 900 euro. Prokuroria ka thënë se po heton, por të dyja rastet ngjajnë dhe pretenca për gjyqtarët e Durrësit duhet të udhëzojë pretencën për Maznikun e Bashkisë së Tiranës.
Megjithë faktin se çështja nga çështja ndryshon, duhet pranuar si standard dënimi penal pë rata zyrtarë që përfitojnë në kësi rastesh. Sponsorizuesi i Maznikut? Kompania e njohur “Fusha” që duhet të trajtohet me seriozitetin e biznesmenin Namik Sadiku për të gjykuar pastaj nëse kjo kompani është apo jo e përshtatshme për marrëdhënie prokurimi me qeverinë shqiptare.
Add new comment