Bëhet gati qelia për "kalorësin" Tahiri
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i përkufizuar dikur si kalorësi i sukseseve të qeverisë socialiste "Rama 1" është njohur me kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dënimin e tij me 12 vite burg si bashkëpunëtor i grupit të Habilajve në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Tahiri akuzohet se ka kryer veprat penale të ‘Trafikimit të narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ish-ministri i Brendshëm është në hetim nga Prokuroria për më shumë se dy vite. Hetimi për të ka nisur që në vitin 2017 ku Prokuroria kërkoi arrestimin e tij. Në fillim të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtër, duke bërë që kërkesa e Prokurorisë të reduktohet në 8 vite.
Add new comment