Raportet e brendshme: Frontex, dhunë ndaj emigrantëve në kufi
Shumë raporte konfidenciale të Agjensisë Evropiane të Kufirit, Frontex raportojnë se në kufijtë e jashtëm të BE, ekziston "përdorim i tepërt i forcës" dhe se njerëzit janë rrahur me tel dhe janë abuzuar.
Akuzat përfshijnë, ndër të tjera, roje kufitare në Bullgari, Hungari dhe Greqi. Shumë nga raportet e Frontex përfundojnë me deklaratën e thjeshtë se 'çështja është e mbyllur'. Këto janë rezultatet e një dokumentari të revistës politike “Report München”, i cili do të transmetohet të martën në mbrëmje në televizionin publik bavarez.
Edhe Mediat gjermane Bayerische Rundfunk dhe gazeta britanike "Guardian" iu referohen informacioneve tё brendshme tё Frontex-it, ku pёrshkruhet, se si punonjёsit e kufirit nga Hungaria, Bullgaria apo Greqia i godasin refugjatёt dhe migrantёt, i ndjekin ata me qen nёpёr pyll pёr t'i kthyer ilegalisht nё kufirin qё sapo e kanё kaluar.
Zёdhёnёsja e Komisionit konfirmoi ekzistencёn e dokumentave tё brendshme."Ka informacione, qё iu paraqitёn kёshillit tё menaxhimit tё agjensisё. Kjo tregon, se ka njё mekanizёm, pёr tё mbikqyrur, nёse dhe si repsketohen tё drejtat e njeriut gjatё tё gjitha aktiviteteve tё Frontex-it "- tha Mina Andreeva.
Por kjo agjenci i hodhi poshtё “kategorikisht" akuzat, se punonjёsit e Frontex-it gjatё patrullimeve pёr dёbimin e migrantёve shkelin tё drejtat e njeriut. “Çdo formё e dhunёs ose e keqtrajtimit tё refugjatёve apo migratёve ёshtё e papranueshme. Ne do t'i verifikojmё tani kёto akuza me mbrojtjen kufitare tё BE-sё dhe do tё reagojmё konform"- deklaroi zёdhёnsja e Komisionit tё BE-sё, Andreeva.
Aktualisht nё Greqi janë 105 punonjёs gjermanё tё kufirit nёn mandatin e Frontex-it. Autoriteti i mbrojtjes kufitare tё BE-s ka ndёrkohё rreth 1500 punonjёs, të cilët nuk kanë as mandat tё plotfuqishёm veprimi pёr tё kryer hetime nё territorin e vendeve anёtare tё BE-sё". Prej muajit Maj, Agjencia Frontex operon edhe në Shqipëri, çka e bën vendin tonë të parin shtet jo anëtar që ka lidhur marrëveshje me BE për ruajtjen e kufirit.
DW
Add new comment