Boris Johnson, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe
Boris Johnson do të jetë kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Mediat britanike raportojnë se Johnson ka fituar garën për drejtimin e Partisë Konservatore duke mundur rivalin e Jeremy Hunt me 66% të votave.
Johnson pritet të marrë detyrën të mërkurën, ndërkohë që kryeministra aktuale Theresa May do të përballet edhe një herë me Parlamentin përpara se të dorëzojë dorëheqjen te mbretëresha.
Nuk kanë munguar reagimet e shumta ndaj fitores së një njeriu që provokon debate. Ministra të ndryshëm, përfshirë kancelarin Philip Hammond kanë deklaruar se do të japin dorëheqje në vend se të shërbejnë me Johnson.
Në faqen e BBC-së thuhej se “Johnson është një politikan që nuk mund ta injorosh”, “me ambicie si pak të tjerë” dhe që ka aftësi të cilat ia njohin edhe kundërshtarët. Por Johnson është një personazh atipik. Thuhet se njëherë ai thirri policinë pas një debati me partneren Carrie Symonds.
Një cilësi që duket se Johnson e ka më shumë se të the është aftësia e tij në fushatë dhe konservatorët e shohin atë si mundësinë më të mirë përballë populisiti Nigel Farage që i mundi ata në zgjedhjet europiane të majit.
Add new comment