Akuzë e re, Basha: Edi Rama ka kapur edhe sektorin bankar
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare për dy koncesionet e fundit në infrastrukturë, duke e zgjaruar gamën e akuzave në thuajse të gjithë sferën e aktiviteteve të saj. Edi Rama është hajduti më i madh, tha ndër të tjera z. Basha, duke cilësuar se për të, çdo veprim i qeverisë shqiptare është aktivitet kriminal.
Më tej akoma, z. Basha ka akuzuar se z. Rama po kryen pastrim masiv parash përmes ndërtimit, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike që “janë rrezik për destabilizimin politik, social dhe ekonomik të vendit”. Z. Basha nuk ka përmendur emra konkretë, por ka premtuar se kur PD-ja të vijë në pushtet do të ndërmerret një “operacion të paparë” për zbardhjen e lidhjeve kriminale. Ai ka deklaruar se do të ketë rregullim të kuadrit ligjor dhe hetim të korrupsionit në nivele të larta.
Çdo enti publik dhe privat, çdo individi, nga juristi e deri te kryeministri do të hetohen në pasurinë e tyre
tha Basha.
Kryetari i PD-së ka shtuar se zyrtarët e institucioneve që janë pasuruar dhe tashmë po investojnë në biznese dhe në vila, në Romë, apo në New York që kanë para në Singapor, ishujt Kajman, apo Qipro, do të ndiqen dhe pasuria e tyre do të rikuperohet.
Add new comment