Ambasada britanike dhe gjermane kërkojnë zyrtarisht hetimin e përgjimeve
Ambasada britanike dhe ambasada gjermane duket se kanë qëndrim ndryshe nga selia diplomatike Bashkimit Europian për situatën e kirjuar. Krahas thirrjeve për qetësi dhe dialog, ato kërkojnë që të nisë hetimi për manipulimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votës. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj në Facebook, ambasada britanike apelon të gjitha palëve për dialog dhe heqjen dorë nga retorika provokuese. Por në mbyllje të saj, ambasada kërkon që të gjitha palët politike
të mbështesin reformën në drejtësi dhe të vazhdojnë me hetimin e të gjitha akuzave për korrupsion dhe shkeljet zgjedhore, përfshirë manipulimin. Britania e Madhe është e qartë se askush nuk është mbi ligjin
Nga ana tjetër në deklarimin e vet, ambasada gjermane shprehet:
Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi
Përditësuar
Add new comment