“Ulsi, lexo dekretin”

Jo pa qëllim Presidenti Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje shkresës së kryetarit të Komisionit Ulsi Manja, lidhur me dekretin për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Kujtojmë që zoti Manja është një nga personazhet që ka dalë në përgjimet e Bild.
Meta e quan “proces të rremë”, procedurat e nisura nga ky komision për të rrëzuar dekretin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke theksuar se një proces i tillë është i “orientuar verbërisht politikisht” dhe se nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës.
Në përgjigjen e tij, Presidenti thotë se dekreti për shfuqizimin e zgjedhjeve është marrë në mbështetje të plotë me dispozitat Kushtetuese dhe se dekreti është në fuqi, i botuar në Fletoren Zyrtare, e për pasojë është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë, përfshirë edhe Kuvendin.
Duke lënë të kuptohet se Komisioni i Ligjeve ka vepruar qorrazi presidenti i kujton zotit Manja se bashkëlidhur me shkresën ka dhe dekretin të cilin mund ta lexojë nëse do t’i lejohet ta bëjë në mënyrë të shëndoshë këtë gjë.
Add new comment