Ambasadori austriak: Zgjidhja në dorën e shqiptarëve

Postuar në 20 Qershor, 2019 11:36

Përgjimet e fundit kanë bajatosur edhe më shumë situatën politike në vend, ku edhe ndërkombëtarët janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është në fazën e një krize sistemike që buron nga shëndeti i paqëndrueshëm psikodemokratik i gjithë shoqërisë. Është e kuptueshme që imazhet e ditëve të fundit janë fotografia e një vendi me probleme të mëdha përfaqësimi si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Nga njëra anë një mazhorancë e diskretituar që riprodhohet përmes një mekanizmi punist të partisë shtet me të njëjtët aksionerë, ndërsa në anën tjetër një opozitë që riciklon pak a shumë të njëjtat interesa. Ndaj dhe komenti i ambasadorit austriak nga Shkodra u është drejtuar shqiptarëve.

“Ndryshimi ndodh vetëm nëse doni ju ndërsa edhe ndërkombetaret bashkë me shqiptarët e duan këtë ndryshim të situatës dhe kjo pa ju është e vështirë të ndodh.

Eshtë e lehtë për të thënë që është faji i klasës politike, është edhe faji juaj, pse rrini në shtëpi, pse nuk shkoni të nënshkruani një peticion, detyroni partitë të jenë të hapura, mos i lini kryetarët të jenë diktator, duhet të gjeni një çështje të mirë për të luftuar që mund të jetë ose jo politike. Duhet të bëni më shumë se politikanet tuaj”.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.