17 akuza të reja për Julian Assange

Postuar në 24 Maj, 2019 12:59

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi të enjten 17 akuza të reja kundër bashkëthemeluesit të ËikiLeaks, Julian Assange, i cili aktualisht është në duart e autoriteteve britanike.

Akuzat e fundit kanë të bëjnë me marrjen e paautorizuar dhe publikimin e emrave të burimeve private. Assange u akuzua muajin e kaluar për konspiracion në bashkëpunim me ish-analisten ushtarake Chelsea Manning përmes së cilës u arrit të fitohej akses në rrjetin e Pentagonit.

Menjëherë pas publikimit të këtij zhvillimi, WikiLeaks reagoi në Twitter duke komentuar: "Kjo është çmenduri. Është fundi i gazetarisë për sigurinë kombëtare dhe amendamentit të parë".  Assange po vuan dënimin me burg në Mbretërinë e Bashkuar për shkeljen e kushteve të garancisë. 47-vjeçari u gjet fajtor muajin e kaluar pas arrestimit të tij në ambasadën e Ekuadorit, ku ai kishte kërkuar strehim politik që nga viti 2012, pas ankesave për abuzimin seksual të një gruaje në Suedi. Ai, megjithatë, mohon çdo shkelje.

Sipas aktakuzës së re, Assange komplotonte me Manning në mënyrë që të fitonte akses dhe të zbulonte të dhënat konfidenciale të SHBA, duke ekspozuar dhe vënë në rrezik burime konfidenciale në Lindjen e Mesme dhe në Kinë. Manning u shpall fajtore në vitin 2013 për disa akuza duke përfshirë spiunazhin. Aktualisht ajo është në burg pasi refuzon të dëshmojë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te gjithe flene gjume, pa e kuptuar se do te pasojne Asanxhin ne burgjet amerikane! Tashme cdo kritike ndaj shtetit amerikan apo ndonje departamenti do te konsiderohet nxjerrje sekreti, ose edhe genjeshter dhe ofendim, keshtu, ne baze te marrveshjeve qe ShBA kane me shtetet e tjera, do te niset ne burgjet amerikane te gjithe ata qe kane folur me kritika. Do te mbetet vetem nje rruge shpetimi, heshtja, mbyllja e gojes. Hasta la vista liri e fjales!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.