Refuzoi testin e ADN-së për të provuar atësinë, ish-mbreti i Belgjikës dënohet me gjobë 5000€/ditë
Një gjykatë në Bruksel të Belgjikës ka vendosur që ish-mbreti Albert II do të paguajë 5000 euro çdo ditë deri në momentin kur ai do të kryejë testin e ADN-së kërkuar për të sqaruar atësinë ose jot ë tij të artistes dhe aristokrates, Delphine Boël.
Gjykata ka kërkuar që ish-mbreti të kryejë testin, ndërkohë që babai zyrtar i Boël e ka kryer atë dhe ka rezultuar se nuk është babai biologjik i artistes. Alberti II ka refuzuar të kryejë testin genetik, pas pretendimeve të Boël se ai është babai i saj. Artsitja e shpalli pretendimin e vet në vitin 2013, kur Alberti II abdikoi nga froni. Vendimi i gjykatës nuk do të zbatohet deri në fund të vitit aktual për shkak të një gjykimi tjetër të kërkuar nga ish-mbreti.
Add new comment