Gazeta "Bild" nuk është e saktë sepse ka diskriminuar me harresë Hajdutët
Shumica qeverisëse është shqetësuar nga një shkrim i gazetës gjermane “Bild”, shkrim i cili ka dalë me titullin: Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë.
Përmes një daljeje publike deputetja socialiste Blerina Gjylameti shpreh indinjatën e forcës politike që përfaqëson duke shtuar se shkrimi është sponsorizuar nga opozita.
Ata që paguajnë para për të nxirë imazhin e Shqipërisë në Botë, për të goditur ekonominë dhe turizmin, sot dalin dhe rrahin gjoksin krenarë për zullumet që i bëjnë Shqipërisë.
Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë.
Në Shqipëri askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku dëshmitarë janë një ish ministër i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës.
Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.
Kjo është strategjia e opozitës, e cila pa vizion dhe program për të ardhmen do vetëm të djegë e të shkrumbojë të tashmen
Zonja thotë një të vërtetë: shkrime të tilla dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Por vetëm kaq. Sepse përtej këtij aspekti zonja nuk thotë gjë. Nuk do ose nuk di, ose aq i kanë thënë të thotë.
Pasi nëse “asnjë shqiptar” nuk beson ato që thuhen në shkrim, atëherë qeveria shqiptare në emër të standardit që aplikon këtu në Shqipëri duhet të padisë gazetën gjermane.
Së dyti, është e vërtetë që titulli ka natyrë sensacionale, por zonja Gjylameti nuk thotë as vetë se Kush e qeveris Shqipërinë?
Nëse ne pyesim sot: Mendoni se Shqipërnë e qeverisin ca hajdutë, si mendon zonja dhe partia e saj se do të ishte përgjigja? Patjetër që një shumicë do të thoshin “Po”, qoftë edhe duke nisur nga raportet për korrupsionin. Ndaj nëse PS-ja po kërkon ngushëllim por jo drejtësi dhe respekt, le të mbrohet me këtë formulë: Shqipëria qeveriset nga hajdutët, por jo nga kriminelët.
Add new comment