Nevoja për hetim zyrtar mbi rolin e Kryeministrit të Shqipërisë për ndarjen e Kosovës
Thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi:
Roli i Ramës ka qenë shumë konstruktiv, shumë bashkëpunues, pa marrë anë dhe pa interferuar. Shkoi në Beograd dhe foli si asnjëherë një lider shqiptar, që i tha në sy Vuçiçit që të njohë Kosovën. Ai nuk ka marrë pjesë në takime mes nesh dhe Serbisë, thjesht ka mbështetur pozicionin e Kosovës. Sa i përket takimit të Ramës në Serbi, unë nuk kam qenë aty, por besoj në atë që ka thënë në konferencën për shtyp që ka mbrojtur Kosovën
Pyetja që lind këtu është: Cili është pozicioni I Kosovës për kufijtë? A ka z. Thaçi të njëjtin qëndrim presidenti me Ramush Haradinajn? Dhe cilin qëndrim mbështet z. Rama?
Shkruan ish-ministri suedez Carl Bildt më 9 gusht 2018:
…Mund të ketë versione të ndryshme për skema të tilla. Kosova duhet të lëshojë zona në veri të lumit Ibër, banuar thuajse ekskluzivisht nga serb dhe maqndej të marrë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe lokalitete të banuara nga shqiptarë në Serbinë Jugore. Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka menduar gjatë në këto linja dhe kryeministri shqiptar Edi Rama duket se i pret mirë ato, siç më ka thënë në një bisedë
Ne e kemi të qartë se kë duhet të besojmë, pasi pak ditë më parë Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka patur ndonjëherë ide për shkëmbim territoresh kur në fakt kjo ide është diskutuar në mediat kryesore të botës nga diplomat dhe ish-diplomatë.
Është e qartë: Roli i Edi Ramës në këtë lojë duhet hetuar dhe sqaruar zyrtarisht nga Shqipëria. Dhe ka mekanizma parlamentarë që mandej mund të çojnë edhe në hetim penal për akte dhe qëndrime që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Edhe pse meraku i një dokumenti të shkruar që solli analisti i qeverisë, Mentor Nazarko, thjesht tradhëton këtë frikë.
Add new comment