Ministria e Shëndetësisë ndryshon pa asnjë studim projektligjin për licencat

Postuar në 16 Prill, 2019 13:00

Ka kaluar për shqyrtim në Komisionin e Shëndetësisë, projektligji për kujdesin shëndetësor, i cili parashtron një sërë ndryshimesh thelbësore në ligjin bazë. Një nga pikat që mori vëmendjen e medias, por jo vetëm, është pezullimi i njërës prej licencave nëse ke dy në fushën e mjekësisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, ky ndryshim është propozuar nga urdhrat. 

Projektligji ka adresuar edhe një shqetësim që është ngritur nga urdhrat profesionistë dhe lidhet me ata profesionistë, të cilët kanë më shumë se një profesion apo zotërojnë më shumë se një licencë në shëndetësi. Nuk janë të shunmtë në numër. Ne kemi propzouar që në momentin e ushtrimit të një profesioni me një licencë që është në vazhdim, pezullohet licenca tjetër”, tha Manastirliu.  

Ky ndryshim ka ngritur edhe shumë pyetje, për faktin se sa i drejtë është dhe se sa është numri i personelit mjekësor që ka dy licenca. Shqetësimi është ngritur nga deputetja e PS-së, Edlira Bode.

Ju thatë që urdhrat e profesionistëve kanë kërkuar të pezullohet licenca në rastet e profesionistëve që kanë më shumë se një profesion në dhënie të kujdesit shëndetësor. Thatë që janë pak, do të doja të dija numrin. Anestezisti në sallën e operacionit ORL, në kohën kur bëja specializimin në një shtet europian, ishte edhe stomatolog dhe pasdite kishte studion e tij të stomatologjisë. Dhe kjo nuk e afektonte në gjykimin tim dhënien e shërbimit në njërën fushë ose tjetrën. Pse ne mendojmë që një profesionist nuk mund të ushtrojë më shumë se dy profesione? A nuk shkelim të drejtën e tij, pasi ka investuar për dy profesione, u shpreh Bode.

Ky ndryshim sipas presidentes së Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, ishte i vonuar për një sërë arsyesh.

Nëse mendojmë se kemi një gjendje të konfliktit të interesit, mendoj se jemi totalisht në një situatë të tillë”, thotë Toma.

Por a ka patur një studim për këtë situatë si edhe, sa është fiktiviteti për shkak të dy licencave? Sipas urdhrave, të gjitha shqetësimet janë adresuar në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila më pas duhet të studiojë për situatën. Ndërkohë, sipas informacioneve të siguruara nga TEMA TV ende nuk është bërë ndonjë studim për këtë çështje.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.