Brunei vendos dënimin me vdekje për homoseksualizmin
Radikalizimi penal për akte të ndryshme, duket se nuk i mungon shekullit të 21-të. Sulltanati i Bruneit ka vendosur të shtojë masat ndëshkuese në Kodin Penal për tradhëtinë bashkëshortore dhe homoseksualizmin. Kështu sipas dispozitave të Sheriatit që janë pezulluar për katër vjet, homoseksualizmi do dënohet me vdekje, me gjuajtje me gurë. Dispozita do të aplikohet vetëm mbi myslimanët. I njëjti dënim mendohet të jepet për ata që kryejnë akte seksuale jashtëmartesore.
Për hajdutët sulltanati ka surprizën e radhës: prerje e krahut herën e parë, prerje e këmbës së majtë herën e dytë.
Lidhur me këto ligje, një ditë më parë qarkulloi në media edhe një reagim i aktorit George Clooney, i cili kërkoi bojkotimin e hoteleve luksoze të këtij vendi për shkëk të legjislacionit të ri. Në Brunei, popullsia përbëhet nga 65.7% malajzianë dhe 10.3% kinezë si dy grupe kryesore. Forma e regjimit përshkruhet si Monarki Absolute Unitare Islamike.
Add new comment