Deklaratë e Këshillave Studentorë, paralajmerohen protesta
Këshillat Studentorë të disa Universiteteve kanë dalë me një deklaratë ku shprehin zhgënjimin e tyre për mospërmbushjen e thuajse 90% e kërkesave të tyre. Studentët kanë renditur me pika të gjitha shqetësimet lidhur me paktin për Universitetin, i cili supozohej t’i jepte zgjidhje kërkesave të tyre.
Ata kanë paralajmëruar rinisjen e protestave për ta çuar deri në fund kauzën e nisur me protestat e dhjetorit. Madje situata në Universitete do të diskutohet shumë shpejt në një takim mbarëkombëtar që do të thirret për këtë situatë.
Është parashikuar që këto shqetësime t’i adresohen sërish ministres së Arsimit, Besa Shahini.
Add new comment