Boja e zezë është Korrupsioni, jo ajo mbi muret e Ministrisë së Brendshme
Gjatë protestës së sotme të opozitës një qytetar leu me bojë të zezë muret e MInistrisë së Brendshme. Kaq u desh që moralistët në krye të qeverisë të nisin avazin.
Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë, - shkruan kryeministri Edi Rama.
Ministri i Brendshëm, mesa duket i autosugjestionuar nga aftësitë e veta e lexon pak më ndryshe:
Zv.kryeministri Erjon Braçe ka hyrë me thellë. Ai ka një problem të thellë me njerëzit që qeshin.
Bere te qeshe si perhere Lulzim Bashen, ja kaq, por kjo eshte e zakonshme, ai qesh dhe ne varrim!
shkruan ai në Facebook. Dikur në vitin 2005 të njëjtën përbuzje shprehte edhe për Pandeli Majkon.
Nuk janë për mediat këto mesazhe, janë për miletin e zakonshëm, me atë me të cilin kryeministri ka lidhur aleancën. Proapganda e këtij lloji ngjit më shumë se çdo fjalim. Ndaj z. Rama bashkë me të vetët ka bërë moto zakonin e vjetër të përcjellë në shprehjen: na nxorët bojën, na nxitë faqen etj.. Por ajo bojë nuk e cenon Shqipërinë aspak. Jo më shumë sesa korrupsioni në të gjitha degët e qeverisjes që dokumentohet si tipar kryesor në raportet ndërkombëtare dhe jo më shumë sesa dy ministra të vënë nën akuzë për trafik droge apo bashkëpunim.
Ajo bojë është një tipar i protestave të sotme në mbarë Europën dhe është akt civil. Duke ditur se ndalimi penal për akte të tilla është në planin politik defiçitar dhe I tepërt, kalohet në qasjen kompleksuese ndaj opozitës. Në fakt boja e zezë e hajdutërisë qeveritare nuk shlyhet as nga uji i oqeanit, ndërkohë që bojën e qytetarit e lan edhe uji i një vese shi. Ndaj më shumë bojë, më shumë aksion dhe më shumë përballje do të ishin të dobishme për një vend që është në kllapinë e përrallës së gënjeshtërt të Rilindjes.
Add new comment