E drejta e Informimit, Komisioneri: 820 ankesa në total për 2018-ën. Koordinatorët nuk njohin ligjin
Viti 2018 ka shënuar një ulje në transparencën e administratës publike dhe institucioneve. Raporti vjetor i Komiosionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vë në dukje rritjen e numrit të ankesave për shkak të refuzimit për dhënie informacioni, ndonëse ligji në fuqi duhet të minimizonte këtë problem.
Pranë komisionerit për të Drejtën e Informimit në vitin e shkuar janë depozituar 820 ankesa, nga të cilat 656 janë nga qytetarët për mosdhënie informacioni. Një tjetër problem që vihet në dukje është mungesa e profesionalizimit nga koordinatorët e ministrive të cilët shpesh nuk kanë informacion mbi kuadrin ligjor në fuqi.
TvTema
Add new comment