Largim i Edi Ramës, ose përplasje civile
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sot në mbrëmje një apel për Partinë Socialiste që t’i përgjigjet sfidave që ka vendi dhe të largojë Edi Ramën nga pushteti në mënyrë që vendi të mos shkojë në përplasje civile.
Një gjë mund të thuhet me siguri, regjimi i Ramës ka mbaruar. Edhe mbështetësit e tij më të zjarrtë e dinë fare mirë se çdo zgjidhje politike kalon përmes largimit të Edi Ramës. Nuk ka zgjidhje të qendrueshme dhe institucionale pa largimin e Edi Ramës. Ajo që mund të themi me siguri është se zgjidhja që kërkon koha do të kryhet. Pyetja është sa do zgjatet dhe çfarë fature do të ketë për vendin.
Kjo në radhë të parë është në dorë të qytetarëve shqiptarë, mbështetja e të cilëve nuk ka munguar për zgjidhjen politike që opozita ka parashtruar dhe në radhë të dytë është në dorë të një institucioni politik, sado të shkërmoqur nga pesha e krimit, që është Partia Socialiste, sepse që Edi Rama do ikë, do ikë, pyetja është me çfarë fature do ta lërë Partinë Socialiste largimi i tij. Do ta lërë me faturën e një përplasjeje me popullin, apo do ta lërë me faturën e një partie, e cila edhe më parë ka ditur të largojë njerëz për t’u hapur rrugë zgjidhjeve politike
tha Basha në një intervistë në emisionin “360 grade”.
Kjo është hera e parë qëkurse kanë nisur protestat që kreu demokrat kërkon zgjidhje politike por në të cilën Edi Rama është çmmi dhe jo pjesë e saj. E vërteta është se heshtja e një partie në pushtet, mosmbledhja e forumeve ndërkohë që vendi kalon një krizë të tillë, e ngarkon atë me përgjegjësi të madhe. Në një vend normal, apo në ato vende prej nga vijnë parlamentarët e BE-së do të mjaftonte një skadal si i DH Albania që kryeministri të dorëhiqej. Meqenëse kjo nuk ndodh atëherë situata është fermentuar deri në pikën që fjalën e ka rruga.
Me një njeri si Edi Rama, nuk është çudi që befasi e së nesërmes të jetë ndonjë njoftim nga Prokuroria për përfshirjen në procesin penal për skandalin e Unazës së Madhe të Damian Gjiknurit, por shashka të tilla nuk duhet të pezullojnë skenarin e largimit të tij me çdo kusht nga karrigia.
Add new comment