Të intoksikuar nga fuqia e SHBA/Edhe ambasadori amerikan në Serbi në qendër të debatit për komentet e veta

Postuar në 22 Shkurt, 2019 14:10

Probleme komonukimi po has edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott. Sipas mediave serbe – gazetës “Politika” – Scott “tejkaloi vijën diplomatike të taktit kundrejt Serbisë” përderisa fjalët e tij lënduan një pjesë të madhe të qytetarëve serbë. Mediat kanë sjellë në vëmendje një status në tuiter të ambasadorit që ka shkruajtur se Serbia nuk është në anën e drejtë të historisë me qëndrimin që po mban për situatën e krijuar në Venezuelë.

Serbia ka qenë përherë në anën e drejtë të historisë. Populli serb nuk ka bërë zgjedhje të gabuara

citohet të jetë shprehur ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Për ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, një njeri i sprovuar me të gjitha llojet e situatave, këto komente janë “shembulli klasik sesi një fuqi e madhe u flet të tjerëve”. Me komentin e tij të zakonshëm, Daçiç ka kujtuar se Serbia është vend Sovran:

As SHBA, as Britania e Madhe, as Gjermania, as Rusia apo edhe Kina, nuk do të përcaktojnë politikën tonë të jashtme

shtoi ai.

Një tjetër koment i hidhur që provon se ka një lodhje nga sjellja prej tutori nga ana e diplomatëve amerikanë ka ardhur nga ish-ministri i Jashtëm, Vladislav Jovanoviç. Sipas tij, Scott ka bërë dy gabime, kur ka folur në një vend pritës me një gjuhë që lë të kuptohet se ky vend nuk di të gjejë vendin e vet në histori. 

Së dyti, sipas tij, fakti se Scott mendon – në emër të vendit të tij - se mund t’i lejojë vetes të drejtën të ndërhyrjë në punët e brendshme të një vendi që është anëtar i OKB-së siç është Venezuela dhe kjo të cilësohet si vlerë. Jovanoviç ka shtuar se shpesh diplomatët amerikanë ndjehen të intoksikuar nga fuqia e vendit të tyre dhe nuk kujdesen në zgjedhjen e fjalëve që thonë. Madje sipas tij, sjellja e Scott mundet të shihet edhe si një formë presioni e shtuar ndaj Serbisë për çështjen e Kosovës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.