Soros: Mytsotakis fiton zgjedhjet në Greqi
Fondacioni “Soros” mendon se në Greqi do të ketë rotacion politik dhe se e djathta e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis fiton zgjedhjet me diferencë 5-10% pikë. Këtë parashikim, raporti e përcjell në kuadër të një studimi për pasojat dhe zbatimin e marrëveshjes së Prespës dhe aty shtohet se Demokracia e Re mund të qeverisë me një parti të vogël, mundësisht Lëvizja për Ndryshim, një subjekt i qendrës së majtë.
Zgjedhjet në Greqi mund të zhvillohen përpara ose në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane në maj të vitit 2019. Është e sigurtë që Demokracia e Re do të dalë më mirë; epërsia e saj mbi partinë e dytë do të jetë diku mes 5-10 përqind pikë. Shumica e vëzhguesve bien dakord që Syriza do të jetë një parti e dytë e fuqishme dhe kjo do të sigurojë që të dyja polet e sistemit politik grek të dominojnë politikën greke
thotë raporti.
Sipas fondacionit në Parlamentin grek mund të hyjnë edhe parti filoruse si ajo e drejtuar nga Kyriakos Velopoulos.
Add new comment