Një padi që nëse konfirmohet si e drejtë, duhet të çojë në pastrimin e Autoritetit të Dosjeve
Bëhet fjalë për një person, i cili nuk mund të jetë pjesë e institucioneve të drejtësisë së demokracisë për shkak të bashkëpunimit të tij me Sigurimin e Shtetit gjatë diktaturës. Por është e drejta e tij të ankohet në prokurori
Kështu është shprehur sot drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në lidhje me rastin e Bujar Sheshi.
Në të vërtetë për zotin Sheshi ka patur një votë kundër në Autoritet, ajo e Marenglen Kasmit dhe kjo shtron disa pikëpyetje. Nga ana tjetër, padia e Sheshit kundër Autoritetit përbën një akt që do të përcaktojë në masë të madhe besueshmërinë e reformës në drejtësi. Kjo sepse është hera e dytë që Autoriteti gabon. Nëse gjykata i jep të drejtë prokurorit, atëherë është e udhës që zonja Sula të dorëhiqet, për më tepër që ajo dhe institucioni i saj janë vënë nën hetim për vonesë në përgjigjen ndaj Prokurorisë për rastin e Sheshit. Sot zonja Sula ka deklaruar se Sheshi ka lidhje të provuara me Sigurimin e Shtetit. Por nëse gjykata çmon të kundërtën, zonja në fjalë do të duhet të sqarojë mirë se nga cilat premisa niset në këtë vendim dhe për cilat motive.
Comments
Nga premisat e Like Floririt
Nga premisat e Like Floririt :)
Add new comment