Njolla që mbeti në histori...!
Më 17 janar, 1998 u zbulua ajo që u quajt afera erotike e ish-presidentit amerikan Bill Klinton, me nëpunësen rishtare të Shtëpisë së Bardhë, Monica Levinksi. Skandali la gjurmë në historinë bashkëkohore të Shteteve të Bashkuara dhe edhe pse kanë kaluar 21 vjet, ... megjithatë njolla e Klinton në rrobat e Monica ende kuriozon publikun amerikan.
23-vjeçarja Levinski filloi punë në Shtëpinë e Bardhë në 1995 me një detyrë në zyrën presidenciale. Takimi i saj me 52 vjeçarin Clinton u provua fatal dhe lidhja e saj e paligjshme zgjati rreth dy vjet.
Skandali nisi të zbulohej në fillim të janarit të vitit 1998, kur kaseta e bisedave të Levinski-t me mikeshën dhe kolegen e saj Linda Tripp, mbërriti në duart e një hetuesi të pavarur. Në këto biseda 25-vjeçarja Levinski pranoi marrëdhënien që kishte ndërtuar me presidentin Clinton.
Më 13 janar Leeinsky u takua me mikeshën e saj të besuar për t’i dhënë më shumë detaje rreth romancës së zjarrtë me Clinton. Por FBI, e cila ishte informuar për lidhejn e paligjshme të presidentit kishte kishte regjistruar gjithë bisedën. Dita fatale për të ardhmen politike të Clinton-it nuk vonoi. Më 17 janar, Drudge Report publikoi për herë të parë lajmin mbi skandalin erotik të Kryeplanetarit. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan mohoi çdo përfshirje erotike me Levinskin.
Më 21 janar Drudge Raporti publikon detaje të të reja. Ajo raportoi se Monica Levinski kishte mbajtur "një prej rrobave të njollosura nga sperma e Klintonit". Pesë ditë më vonë, teksa lajmi dominoi titujt e mediave në gjithë botën, Bill Clinton u shfaq në televizion dhe refuzoi se kishte lidhje me Levinksin. "Nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me këtë grua, zonjën Levinski"-tha ai..
Gruaja e tij, Hillary Clinton, në intervistën e saj, foli për intriga në mënyrë që të mbronte etikën e burrit të saj. Për fat të keq publiikimet vazhduan derisa më 17 gusht 1998, pasi nuk kishte zgjedhje tjetër, Bill Clinton iu drejtua kombit amerikan dhe pranoi lidhjen e paligjshme. "Në të vërtetë, kisha një marrëdhënie të papërshtatshme me Znj. Levinski. Ishte një gabim dhe një dështim personal për të cilin unë kam qenë vetëm përgjegjës"-tha Bill Clinton.
Add new comment