Papa Françesku: Fitoni pavarësinë nga konsumizmi!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/12/papa_2018_12_25_10.jpg?itok=y0KJ7j5F)
Papa Françesku u bëri thirrje besimtarëve në botën e zhvilluar të aspirojnë një jetë të pavarur nga konsumizmi. Ai denoncoi rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
"Le të pyesim: A na duhen me të vërtetë të gjitha këto objekte materiale dhe mënyra komplekse për të jetuar? A mund të qëndrojmë pa të gjitha këto sende ekstra të kota dhe të jetojmë një jetë shumë më të thjeshtë?"- tha Papa Françesku
"Në ditët tona, për shumë njerëz kuptimi i jetës është përvetësia, të kenë tepricë të objekteve materiale. Një lakmi e pangopur shënon në të gjithë historinë e njeriut, edhe sot kur paradoksalisht disa jetojnë mes luksit, ndërsa shumë të tjerë nuk kanë mjetet e nevojshme për mbijetesën e përditshme""- shtoi ai.
82-vjeçari inaguroi vitin e gjashtë të Krishtlindjeve Papale, duke mbajtur meshën në bazilikën e Shën Pjetrit, ku morën pjesë pothuajse 10.000 besimtarë.
Add new comment